Dueli Cristiano-Lukaku mori vëmendjen më të madhe para sfidës Belgjikë-Portugali, por supersfida u zgjidh nga Thorgan Hazard, me një supergol në pjesën e parë, dhe belgët u kualifikuan për në çerekfinalet e “Euro 2020”.

Goli i fitores për “Djajtë e kuq” u shënua në minutën e 42-të, ndërsa rasti më i mirë për portugezët ishte në minutën e 83-të, kur goditja e Guerreiros përfundoi në shtyllë.

5 minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin, pavarësisht se belgët mund të kishin shënuar golin e dytë nëse do të kishin shfrytëzuar kundërsulmet.

Kështu, Cristiano, golashënuesi më i mirë i “Euro 2020” deri tani, i jep lamtumirën Evropianit.