Tani është zyrtare, Mick Schumacher do të garojë në Formula 1 në vitin 2021. Djali i Michael Schumacher ka firmosur për skuderinë Haas, siç pritej prej kohësh. Aktualisht, Mick është i angazhuar në F2 me Prema dhe kryeson klasifikimin një garë para fundit të kampionatit.

Mick do të debutojë me skuadrën e re fundjavën e fundit të Botërorit të Formula 1, në Abu Dhabi. Piloti 21-vjeçar do të jetë në timonin e VF20 në sesionin e parë të provave të lira dhe do të jetë protagonist me skuderinë amerikane edhe në “Young Driver Test”, në program të martën e 15 dhjetorit, po në pistën Yas Marina.

Mick 1-vjeçar dhe babai i tij Michael në 2000. Gazeta Si, 2 dhjetor 2020

“Falënderoj Ferrari Academy që pati besim tek unë dhe më dha mundësinë të tregoja potencialin tim, – ka thënë Mick. – Sigurisht, falënderoj edhe Haas që më ka marrë në skuadër, pronarin Gene dhe të gjithë ata që bëjnë pjesë te kjo skuderi. Kam besuar gjithmonë se do ta realizoj ëndrrën për të garuar në Formula 1”.

Për t’u përmendur është edhe një postim i Romain Grosjean, pilotit që sot ka lënë spitalin pas atij aksidenti të frikshëm të së dielës. Francezi, të cilit Mick i ka marrë vendin, i ka uruar fat gjermanit. “Mirësevjen në Formula 1 Mick! Do të garosh me ata që do të mësojnë shumë. Dëgjoji dhe do të bëjnë të japësh 100%”, – ka shkruar Grosjean.