Mediat britanike raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un urdhëroi pushkatimin e një personi pasi në mënyrë ilegale shiste filma dhe muzikë të Koresë së Jugut.

Përveç kësaj, i gjithë makabriteti i këtij urdhri ishte se burri duhej të ekzekutohej përpara syve të familjes së tij, për t’u bërë në këtë mënyrë një shembull.

Burri i quajtur Lee, u arrestua në Wonsan, përpara se të pushkatohej pas 40 ditësh përpara një turme prej 500 persona.

Lee, një inxhinier në Komisionin e Menaxhimit të Fermave në Wonsan u akuzua nga autoritetet për “akte kundër socializmit” dhe tradhti.