Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish dhënien e vendimit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Seanca është shtyrë për ditën e hënë datë 7 Shkurt në orën 10:00 vijim e seancës për shkarkimin e Ilir Metës.

Kjo për shkak se trupa gjykuese i ka adresuar përfaqësuesve ligjorë të Presidencës 70 pyetje në total.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kreut të shtetit kërkuan kohë për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve.

Për këtë arsye u vendos që seanca e radhës në Kushtetuese të zhvillohet më 7 Shkurt 2022.

Gjykata Kushtetuese vijoi edhe sot me shqyrtimin e vendimit të Parlamentit vitin e kaluar për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, ku dëgjoi mbrojtjen e përfaqësuesve të kreut të shtetit.