Me vendim të Këshillit të Ministrave, është liruar nga detyrja zëvendës ministrja e Kulturës, Meri Kumbe.

Mësohet se Kumbe do të shërbejë si ambasadorja e re e Shqipërisë në Izrael.

Po ashtu, qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Kukësit, Ali Hallaçi. Në vend të tij është emëruar Albert Halilaj.

Dy emërime të reja janë bërë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Elira Kokona është emëruar anëtare e këshillit drejtues si përfaqësuese e Kryeministrisë. Po në të njëjtin post Ermal Nufi është emëruar si përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ekonomisti Bardhyl Sejdarasi është propozuar si anëtar i Këshillit të Statistikave, si përfaqësues të medias.