Meshën e të dielës së Pashkës, Ati i Shenjtë e shfrytëzoi për një mesazh drejtuar vendeve të pasura.

“Të gjithë, veçanërisht njerëzit më vulnerabël, kanë nevojë për ndihmë dhe kanë të drejtë të kenë akses në kujdesin e nevojshëm. Kjo është edhe më e dukshme në këtë kohë kur të gjithë po luftojmë me pandeminë dhe vaksinat janë një mjet thelbësor për këtë luftë”, tha Papa Françesku gjatë mesazhit të tij “Urbi et Orbi”.

“Në frymën e një ‘internacionalizmi të vaksinave’, unë nxis të gjithë bashkësinë ndërkombëtare për një angazhim të përbashkët për të kapërcyer vonesat në shpërndarjen e tyre dhe lehtësojnë ndarjen e tyre, veçanërisht me vendet më të varfra”.

Në një kohë kur e gjithë bota po lufton me një armik të vetëm, Papa ngre shqetësimin e konflikteve të armatosura, që pavarësisht pandemisë vijojnë ende.

“Pandemia është ende në aktivitet të plotë; kriza sociale dhe ekonomike është shumë e rëndë, veçanërisht për më të varfërit; përkundër kësaj – dhe është skandaloze – konfliktet e armatosura nuk pushojnë dhe arsenalet ushtarake sa vijnë e shtohen”, apeloi Papa.