Vijon të ketë një rritje të madhe numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën. Me ardhjen e vjeshtës janë rritur shumë dhe rastet e të prekurve çka të bën të mendosh se tashmë jemi përballë valës së dytë të pandemisë.

Sipas të dhënave më të fundit të universitetit Johns Hopkins numërohen mbi 37 milionë persona të prekur nga virusi Sars-Cov 2, ndërkohë që viktimat janë 1.069.953.

Vendi më i prekur vijon të jetë SHBA me rreth 7.9 milionë persona të infektuar dhe 219 mijë viktima. Menjëherë në vend të dytë renditet India me 7 milionë të infektuar dhe 108 mijë viktima dhe më pas renditen me radhë Brazili, Rusia, Kolumbia dhe Spanja.