Në operacionin ndërkombëtar kundër pastrimin e parave, që solli shpalljen në kërkim të sipërmarrësit Rezart Taçi si dhe arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të tij (të arrestuarit janë Artur Balla dhe Bledar Lilo), ka ridalë në skenë një nga figurat kyçe të mafias italiane.

Bëhet fjalë për Francesco Zummo, sipërmarrës siçilian, 90-vjeç, i hetuar disa herë për akuzat e rolit të “lavatriçes” së organizatave kriminale dhe për marrëdhëniet e tij me ish-kryebashkiakun e Palermos Vito Ciancimino, i dënuar për pjesëmarrje në Cosa Nostra.

Personazh tejet i njohur i Prokurorisë të Palermos, Francesco Zummo, i hetuar disa herë për akuzat e rolit të “lavatriçes” së organizatave kriminale

Emri i Zummos, u bë i njohur për herë të parë në 1979, nga disa mesazhe të bosit kanadez Michael Pozza, i gjetur i vdekur në Toronto në vitin 1979.

Marrëdhëniet e errëta të Zummos, në veçanti në pastrimin e parave që dyshohet se si burim kishin aktivitetet e mafies, ka qenë edhe vetë magjistrati simbol i luftës kundër Cosa Nostra, Giovanni Falcone, që e dënoi me 5 vite burg për bashkëpunim në grup kriminal të tipit mafioz gjatë operacionit të njohur si “Pizza Connection”.

Zummo akuzohet për marrëdhëniet e tij me ish-kryebashkiakun e Palermos Vito Ciancimino, i dënuar për pjesëmarrje në Cosa Nostra

Shteti italian arriti të sekuestronte vila, hotele dhe pasuri të tjera me vlerë rreth 200 milionë euro, që vinin sipas autoriteteve edhe nga ryshfetet mbi lejet e ndërtimit, diçka që kryebashkiaku Ciancimino kishte shndërruar në një ligj të pashkruar në Palermo.

Një vendim që më pas u anulua nga Apeli, ndërkohë që Falcone u ekzekutua në 23 Majin e vitit 1992 me shpërthimin e një tonelate tritoli në autostradën A29 që çon drejt Palermos, bashkë me bashkëshorten dhe tre pjesëtarët të eskortës.

Perandoria e Zummos i është sekuestruar dhe rikthyer disa herë sipërmarrësit, dhe vitet e fundit ai kishte tentuar të kalonte pjesë të tyre jashtë kufijve italianë. Të penduar të shumtë, siç raporton gazeta “La Sicilia”, e akuzojnë se ka spostuar shuma të mëdha në Zvicër, sërish pastrim parash të aktiviteteve të Cosa Nostra-s. Sipas autoriteteve, biznesmenët shqiptarë të arrestuar nga SPAK, ndër të tjerët, e kishin ndihmuar në këtë tentativë.

Ndërkohë, Rezart Taçi dyshohet se ndodhet në Shqipëri.