Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës. Policia ka bërë të ditur se një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet tip Volkswagen Passat, i cili qëndronte i parkuar prej kohësh në lagjen “Hajro Çakërri”.

Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Benard Sinomataj, i cili ndodhet jashtë vendit. Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

Benard Sinomataj, 36 vjeç, në vitin 2015 ka qenë arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë, atij iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake.