Xhelatina e viçit dhe e derrit në vaksinat dhe produktet e tjera të tilla si kapsulat e vitaminave nuk janë të rralla.

Ndaj, një doktor nga Sarajeva shpjegoi praninë e xhelatinës së derrit në disa vaksina, pasi shumë muslimanë u druhen vaksinave pikërisht nga ky përbërës.

“Xhelatina është një stabilizues që u shtohet vaksinave për të mbrojtur përbërësit aktivë nga degradimi gjatë prodhimit, transportit dhe magazinimit”, shpjegon Dr. Lufti Sporisheviç.

Xhelatina është një shtesë dietike, është transparente dhe pa shije, dhe në fakt është një proteinë kolagjeni, më shpesh në formën e proteinave të hidrolizuara.

Ne e njohim atë si përbërësi kryesor në karamelet gomuara, por përdoret gjithashtu në industritë kozmetike dhe farmaceutike.

Pra, çfarë nëse kjo xhelatinë gjendet në vaksina? Dr. Sporishevic shpjegon:

“Udhëheqësit muslimanë dhe hebrenj nuk e ndalojnë përdorimin e xhelatinës së derrit për shkak të:

  1. Vaksinat jepen me injeksion dhe nuk jepen nga goja,
  2. Xhelatina në vaksina është modifikuar në mënyrë që ajo të jetë shumë e ndryshme nga xhelatina origjinale nga e cila është marrë – e hidrolizuar,
  3. Përfitimi i vaksinës tejkalon qartë qasjen fetare ndaj ushqimit.”

Vaksinat që përmbajnë xhelatinë të hidrolizuar janë vaksina MPR / MMR, BCG.

Deklarat e Organizatës Islamike të Shkencës Mjekësore, e cila diskutoi “Haramin dhe papastërtitë në ushqim dhe ilaçe” në partneritet me Universitetin Al-Azhar, Këshillin Islamik të Fikhut në Jeddah, zyrën rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Aleksandri dhe Ministrinë e Shëndetësisë të Kuvajtit, thotë:

Ushqimet që përmbajnë yndyrë (dhjamë derri) në listën e përbërësve të tyre, pa u transformuar (istihalah), siç janë disa djathëra, disa vajra, yndyrna, gjalpë dhe gjalpë i shkrirë, disa lloje biskotash, çokollatë dhe akullore, janë haram dhe nuk është e lejueshme t’i hani fare, sepse me konsensusin e studiuesve, derrat janë të papastër dhe nuk lejohet t’i hani, si dhe për faktin se nuk përbëjnë nevojë të madhe për ta ngrënë këtë kategori ushqimi.

Istihalah, që do të thotë shndërrim i një substance në një tjetër që ka karakteristika të ndryshme, është shndërrimi i një substance të papastër në një substancë të pastër, ose shndërrimi i një substance haram në një substancë të lejuar sipas Sheriatit.

Në bazë të kësaj:

Xhelatina e prodhuar nga transformimi i kockave, lëkurës dhe tendinave të një kafshe të papastër është e pastër (taahir) dhe lejohet ngrënia e saj “.

Kështu, xhelatina e derrave në vaksina nuk është pengesë për refuzimin e vaksinave të tilla.

Gjithashtu, thuhet se vaksina e Pfizer dhe Modern kundër infeksionit COVID-19 nuk përmban xhelatinë, as nga mish derri dhe as ndonjë tjetër.