Në një konferencë për mediat së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajn dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon, përfaqësuesja e FMN-së është shprehur se projektligji për amnistinë fiskale mund të konsiderohet një dëmtim për moralin tatimor.

FMN: Ne e kemi rishikuar ligjin që kur doli për konsultim publik në Korrik dhe natyrisht që kemi paraqitur komentet dhe shqetësimet tona qeverisë shqiptare. Projektligji për amnistinë fiskale mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor, në kuptimin që mund të konsiderohet si një kartë për të dalë nga detyrimi i pagesës së të gjitha detyrimeve tatimore dhe për të ndihmuar apo favorizuar evazorët duke qenë se përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që përveç këtyre kanë dhe një heqje të penaliteteve të cilat mund të japin imunitet efektiv nga ndjekja penale, gjithashtu dhe nga kontrolli konstant që ligji do të ju bëjë këtyre personave.

Gjatë fjalës së saj, përfaqësuesja e FMN-së është shprehur se qeveria duhet të ndryshojë ligjin e amnistisë fiskale në një program të vetëdeklarimit vullnetar.

FMN: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar, por që ta bëjë këtë, duhet ta konsiderojë këtë program vetëm kur të ketë mbushur disa parakushte, një sistem modern të administratës tatimore që do të jetë i pajisur me kompetenca të fuqishme dhe me një sistem të përshtatshëm për zbatimin, duhet të ketë dhe kompetenca që janë të dëshmuara për publikun.