Nga Kastriot KOTONI

Ndeshjet miqësore të kombëtares shqiptare po afrojnë. Ne luajmë në Itali dhe Suedi, pra të dyja ndeshjet jashtë vendit dhe natyrisht larg tifozerisë më të madhe në rrang kombi. Kështu e kanë pas fatin dhe për këtë ne si sportdashës duhet të kruajmë sytë pranë ekranit të televizionit, siç kemi bërë kur ndeshjet e kombëtares ka qenë sipas kalendarit. Ne tashmë jemi mësuar të shijojmë sukseset e kombëtares edhe në fushat ndërkombëtare. Ajo që na bën të jemi më të interesuar për këto dy takime është fakti, se në këtë grumbullim të lojtarëve nga trajneri Silvinjo kemi marrë lajme, se kemi 6 lojtarë më pak nga ish grupi i parë dhe po ashtu kemi thirrur 9 të tjerë. Lumturisht kemi arritur në atë pik ku fjala konkurencë duket e pavend, por edhe inflacion lojtarësh është ende herët ta thuash. Një hap i mirëmenduar nga stafi i kombëtares na dërgoi në Europian, tash duhet të tejkalojmë vetveten për të ndërtuar një strategji të re tej asaj që kemi arritur në epokën DeBiazi. Këtu është edhe thembra e Akilit për të zgjidhur një ngërç që na është krijuar me futbollistët që do të shkojnë në Gjermani. Askush nuk është i tepërt në këto grumbullime, por ja që ka një numër limit lojtarësh që duhet të zgjidhen. Këto fenomene që vetëm stafet e kombëtareve kudo në botë i ndeshin në të njëjtat situata, shpesh herë me teorinë e prespektivës së lojtarit, se sa të ekipit kombëtar. Në mediet tona askush nuk e ka trajtuar këtë temë dhe as që e ka parashikuar, por edhe ta modelojë sipas zgjidhjeve që kanë bërë stafe të kombëtareve me përvojë edhe më të madhe se ai i kombëtares sonë. Kemi parë, jo më pak raste, shumë lojtarë me emër, që për arsye nga më të ndryshmet janë gjendur jashtë aktiviteteteve të kupës së botës dhe atyre kontinentale. Si i kanë zgjidhur ato trajnerë të nivelit botëror këto situata, kur për të njëjtin pozicion kanë pasur tre katër kandidatë? Kanë ngelur në stol lojtarë dhe do të ngelin edhe në të ardhmen jashtë stolit. Kombëtarja jonë mbëriti shumë shpejt në këtë pikë, falë rezultateteve që korri me grupin që zgjodhi trajneri Silvinjo dhe tashmë entuziazmi i ka mbushur me besim shumë lojtar të tjerë, që edhe ata të bëhen pjesë e ekipit shqiptar dhe pse jo t’i bashkëngjiten në eventin më të rëndësishëm siç është kampionati europian. Nderi për të veshur fanellën e ekipit kombëtar shqiptar është njëra anë, por edhe detyra që ata duan ta kryejnë si kontribues me talentin e tyre është një e drejtë e tyre. Nderi i kombëtares është që të thirren të gjithë ata emra që plotësojnë disa kritere, si minutat në lojë me ekipet ku luajnë, forma sportive, dhe shkaqet e markatos, përvoja në ndeshjet me rivalë të nivelit shumë të lartë.
Edhe këto nuk mjaftojnë, sepse ndryshe do të kishim një çarje të padëshiruar të kombëtares. Shpesh trajnerit i duhet një lojatar grupi dhe shumë rolësh, por një tjetër filozofi trajneri është, se nuk ka shumë hapësir për eksperimente dhe ngul këmbë tek emra lojtarësh që kanë një farë garancie në opinionin sportiv, por ka edhe një trajner që e luan me risk emrin e një lojtari të ri me talent, e kemi ndeshur jo pak nga përvoja botërore. Ne duhet të rritemi së bashku me ekipin tonë kombëtar, se pjesmarrjen në kampionat e kemi kaluar dhe tash e tutje ta bëjmë pjesë të mentalitetit tonë kualifikimin në çdo aktivitet ndërkombëtar. Pra nëse edhe sportdashësi shqiptar e ngre stekën e pretendimeve, po ashtu do të vihen në pozita pune, që nga federata e deri tek ekipi kombëtar, për të përgatitur një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme të futbollit në Shqipëri. T’i harrojmë ditët kur kishim lojtar e nuk kishim rezultate dhe fajin e kërkonim, nga një trajner tek tjetri. Kombëtarja e Silvinjos i ka të gjitha mundësitë të shkruaj një faqe historie plot suksese dhe të jetë njëkohësisht bashkëpunuese dhe zemërhapur me të gjithë lojtarët, që për një arsye të thjesht, që në fund të fundit vendos numri i përcaktuar nga FIFA dhe UEFA, se sa lojtarë do të shkojnë në Europian, të mos ndihen të përjashtuar dhe hatërmbetur. De Biazi e mori një pishmanllëk me Gjimshitin dhe…, çfarë t’i themi Silvinjos? “Si ta ndihmojmë Silvinjon të humbi?”, që edhe ky mjeshtër të ketë një preteks, apo justifikim që të bëj zgjedhjen, që ne shqiptarëve të na “sjell të keqen më të vogël”.