Tirana i dha fund sot pritjes së gjatë 11-vjeçare, duke ngritur në qiell trofeun e Supërligës Shqiptare.

Fitoren e kampionatit e kishte siguruar që një javë më parë, por sot në stadiumin “Air Albania” u bënë festimet dhe ngritja e Kupës.

Ishte kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, që ngriti trofeun e kampionatit të dorëzuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Meta më pas “hoqi kostumin” e Kreut të Shtetit, dhe veshi fanellën bardhë e blu duke u bërë njësh me lojtarët.

Madje në foto duket edhe i shtrirë në barin e fushës duke festuar me futbollistët.