Skuadra e futbollit të Tiranës feston 100-vjetorin

Skuadra e futbollit të Tiranës feston 100-vjetorin
Skuadra e futbollit të Tiranës ka shënuar sot 100-vjetorin e krijimit të saj. Pas një shekulli, skuadra numëron 108 trofe, ku i pari është fituar në vitin 1930 si kampion të vendit, dhe i fundit në vitin 2020, sërish si kampionë të Superligës shqiptare.

Mes titujve të fituar nga Tirana janë 25 tituj kampionë të Shqipërisë, 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë dhe 11 herë fituese e Superkupës së Shqipërisë.

Ajo është renditur 13 herë nënkampione dhe 15 herë në vend të tretë.

Zanafilla e ekipit të Tiranës nisi që me Kongresin e Lushnjes, në janar 1920, i cili përveçse caktoi Tiranën ksryeqetet provizor, nisi edhe ngritjen insitucionale të sportit shqiptar.

Më pas vendimi për krijimin e Shoqërisë Sport Klub Tirana u mor në ambientet e kafenesë së njohur ‘Kursal’, nga një grup përfaqësuesish të shumë ekipeve të vogla formuar në Tiranë nga djem të rinj që përlqenin të luanin futboll.

Pas këtij akti, u hartua programi, statuti dhe u caktua emblema, që i kishte rrënjët në bardheblunë e flamurit të oxhakut toptanas dhe në thellësitë oqeanike të genit tiranas, që karakterizohet nga bardhësia e shpirtit dhe çiltërsia e ndjenjave qiellore. Të gjitha familjet tiranase sipas dëshirës dhe mundësive kontribuan financiarisht për Sportklub Tiranën. Sidomos tregëtarët e njohur derdhën sasi monetare të konsiderueshme në arkën e klubit. Trofeu i parë për ekipin erdhi 10 vite më vonë në 1930.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi