Sot parlamenti po zhvillon seancën e fundit plenare për këtë vit përpara pushimeve për festat e fundvitit.

Deputetët po diskutojnë 19 pika në rendin e ditës, ndër të cilat qeveria ka vendosur që të shtyjë afatin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri më 30 shtator 2021.

Po ashtu në seancë pritet të zgjidhet Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Lartë të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave.

Në seancë është parashikuar edhe zgjedhja e inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë si dhe zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.