SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës Berat, Ervin Nelaj, i akuzuar për “korrupsion”.

Nelaj u arrestua në shkurt të këtij viti pas dyshimeve se në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.