Spanja do të krijojë një regjistër me qytetarët të cilët refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa. Ai pohoi se ky regjistër nuk do jetë publik për qytetarët.

Ministri Illa pohoi se ai do t’i vihet në dispozicion vendeve anëtare të BE-së.

“Ajo që do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë evropianë … të atyre njerëzve të cilëve u është ofruar dhe thjesht e kanë refuzuar atë”

Spanja po vaksinon qyetarët që prej 27 dhjetorit. Ministri Illa pohoi se vaksina nuk është e detyrueshme, por i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.