Një aksident rrugor la të vdekur të paktën 16 persona dhe të lënduar 21 të tjerë në provincën juglindore të Gaziantep të Turqisë, njoftuan autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kohën kur një ekip zjarrfikësish dhe mjekësh po i përgjigjeshin një aksidenti rrugor në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep, një autobus pasagjerësh u përmbys dhe u tërhoq zvarrë për dhjetëra metra, goditi brigadën e zjarrfikësve dhe një automjet transmetues të një agjencie turke të lajmeve IHA.

Në mesin e të vdekurve gjenden tre zjarrfikës, katër punonjës shëndetësorë dhe gazetarët e agjencisë së lajmeve IHA Muhammed Abdulkadir Esen dhe Umut Yakup Tanriöver.

Guvernatori i Gaziantepit Davut Gül u tha gazetarëve se aksidenti i parë ndodhi rreth orës 10:45 të mëngjesit.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital.