Suedia që nga kjo e premte do të udhëheqë për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).
rama

Kryediplomatja suedeze, Ann Linde e falenderon kryeministrin Rama për kryesimin e kësaj organizate në rrethana sfiduese.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, nënvizon ministrja e Jashtme e Suedisë.