Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për papërgjegjshmëri për grumbullimet e njerëzve në kohë pandemie.

Ai ka postuar në rrjetet sociale dy pamje, një nga takimet elektorale të opozitës dhe një nga procesi i vaksinimit në Elbasan. Për këtë të fundit thotë se po mbron jetën e njerëzve, ndërsa opozita po i rrezikon ata për shkak të drejtuesit që është pa karakter dhe pa cipë.

Në fund, kryeministri thotë se në Malin e Zi infektimet u rritën dhe sollën vdekje njerëzish për shkak të këtyre lloj marshimesh elektorale, por shpreson që e njëjta gjë të mos përsëritet në Shqipëri.

“Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë! Turp Lulëzim. Zoti i ruajt të verbrit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”, shkruan Rama.

Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që…

Posted by Edi Rama on Friday, 2 April 2021