Mbi 1800 shoqëri biznesi janë regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në 9 muaj dhe ushtrojnë aktivitet në vendin tonë. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga “OpenCorporates”, nga 1 Janari 2020 deri Shtator janë regjistruar konkretisht 1892 shoqëri biznesi. Por cilat shtetësi ka tërhequr më së shumti tregu shqiptar? Nga numri total i kompanive të regjistruara, 216 prej tyre janë me kapital aksionar Italian (pjesërisht apo plotësisht) duke përbërë dhe numrin më të lartë.

E ndjekur nga 57 shoqëri të regjistruara në 2020, të cilat rezultojnë me kapital (aksioner apo ortakë) shtetas Egjiptian, ndërsa në vendin e tretë renditen bizneset e zotëruara nga aksioner apo ortakë me Pasaportë Republika e Kosovës, me 35 të tilla. Po ashtu janë 15 biznese ku ortak apo janë edhe shtetas me pasaportë gjermane, 12 me kapital grek, 4 shoqëri indiane dhe 4 shoqëri biznesi me aksioner apo ortak shtetas amerikan. Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi por edhe shtetet e huaja për shkak të pandemisë COVID-19, duket se kriza dhe kufizimet nuk i ka ndikuar shoqëritë me kapital të huaj që të zgjerojnë aktivitetin në vendin tonë. Sektorët ku janë përqendruar, janë të ndryshëm, duke filluar që nga komunikacioni, bujqësia, shitjet me shumicë dhe pakicë, ndërtim, shërbime konsulence, etj.

Shoqëritë e huaja sipas shtetësisë

Italianë: 216 shoqëri

Egjiptianë: 57 shoqëri

Kosovarë: 35 shoqëri

Gjermanë: 15 shoqëri

Grekë: 12 shoqëri

Elisabeta Dosku / SCAN