Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Shkodrës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina, ndërsa kanë mbetur të plagosur vëllezërit Hoten Doçi e Marjan Doçi, 23 dhe 30 vjeç, të cilët udhëtonin me një makinë.

Një nga të plagosurit ka marrë plagë në krah, ndërsa tjetri në krah dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat mësohet se një nga objektivët e atentatit ishte me masë sigurie arrest shtëpie.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.