Donald Trump vijon të zërë faqet kryesore të mediave botërore ndonëse është larguar tashme prej disa muajsh nga Shtëpia e Bardhë dhe drejtimi i shtetit më të fuqishëm në botë.

Autoritetet së fundmi kanë zyrtarizuar padinë ndaj kompanisë së tij kryesore dhe shefit të financave për krime që kanë lidhje me taksat.

Akuza specifike ende nuk dihet dhe ato pritet të bëhen publike në orët në vijim.

Megjithatë, ish-presidenti nuk pritet të jetë i përfshirë personalisht në këtë çështje.

Organizata Trump e cila tashmë është në shënjestër të autoriteteve është një kompani gjigante që ka në pronësi hotele, klube golfi dhe shumë prona të tjera.