Programi i rindërtimit pas tërmetit është kthyer në qendër të debatit politik.

Partia Demokratike çdo ditë denoncon nga një rast për banorë të që kanë mbetur pa strehë dhe që jetojnë në kushte  të vështira, ndërsa qeveria pasqyron aktivitete si të sukseshme në ndërtimin e banesave të reja për ato shqiptar që orët e para të 26 nëntorit të vitit 2019, në pak çaste humbën gjithçka, disa shtëpitë e disa të tjerë, humbën tragjikisht familjarët e tyre.

Por çfarë po ndodh me programin e Rindërtimit?

Mediat kanë që në fillim të muajt shtator që po hulumton mbi këtë çështje dhe transparenca lë shumë për të dëshiruar.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në datën 21 shtator, janë mbyllur programet e prokurimit dhe ka nisur ndërtimi në Bashkitë Shijak, Kavajë, Krujë dhe Durrës.

Në bashkitë Shijak dhe Kavajë janë duke u ndërtuar 677 banesa individuale, ndërsa në Krujë dhe Durrës 743 të tilla.

Për bashkitë e tjera si Kurbin, Vorë, Lezhë, tenderi nuk ka përfunduar ende, ose e shqipëruar për shqiptarët e thjeshtë që kanë mbetur të pa strehë, nuk është hedhur asnjë lopatë llaç.

Por programi i rindërtimit ngre më shumë hije dyshimi kur bëhen të ditur emrat e kompanive që po ndërtojnë këto shtëpi.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga Euronews Albania tregojnë se tenderët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për katër bashkitë e lartpërmendura i kanë fituar bashkimi ekonomik i kompanive “Kevin Construction”; “Company Riviera 2008”; “Mela” dhe “Pepa Group”.

Dokumentet tregojnë se kompania e parë, Kevin, ka qenë në pronësi të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili kuotat e tij ia ka dhuruar vëllait më të vogël, Lavdrim Gjicit në datën 19 prill të vitit 2014, kohë në të cilën Safeti nisi politikën duke u bërë Prefekt i Qarkut Kukës, më pas kandidat për Bashkinë Kamëz dhe prej vitit 2019 kryetar i Bashkisë Kukës.

Kompania Riviera 2008 ka përfituar 78 transaksione nga buxheti i shtetit me vlerë rreth 821 milion lekë (821,575,870 lekë).

Për të bërë një transparencë më të plotë mbi programin e rindërtimit, se si po shpenzohen paratë e shqiptarëve bujarë që kontribuuan në llogaritë e shtetit, apo edhe fondet e donatorëve të huaj, Euronews Albania i është drejtuar disa herë zyrtarisht Ministrisë së Financave, por përgjigja nuk ardhur ende.

Një pikëpyetje e madhe mbi këtë çështje është edhe numri i banesave apo pallateve, të cilët janë shembur apo do të shemben pasi janë shpallur të pabanueshëm. Po nëpërmjet një kërkese zyrtare i është kërkuar ky informacion Institutit të Ndërtimit, si organi i cili ofron ekspertizën dhe përcakton banesat e pabanueshme dhe cilat duhen shembur. Por përgjigja që erdhi ishte se ky institucion është pjesë e grupeve të ngritura për kryerjen akt konstatimeve të vlerësimeve të objekteve të dëmtuara dhe se nuk e zotëron këtë informacion.

Për këtë institucioni theksoi se të dhënat i ka Ministra e Shtetit për Rindërtimin ku shkresa ka vajtur, por sërish pa përgjigje. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bashkinë e Tiranës ku po bëhen mbi 22 ditë që ende nuk ka mbërritur asnjë informacion.

Se çfarë do të bëhet me programin e rindërtimit dhe se ku shkojnë paratë do të vijojnë të jenë pjesë e fokusit politik, por edhe vëmendjes mediatike, me shpresën që njëvjetori i fatkeqësisë natyrore ta gjejë këtë proces në punë e sipër e jo pa nisur ende.