Një tender i dyshimtë është dhënë së fundmi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Bëhet fjalë për ndërtimin e Rrugës Palasë-Dhërmi, pritet të zgjerojë segmentin aktual të kësaj rruge dhe ta përshtasë me daljen e Tunelit të Llogarasë. Sipas të dhënave të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike fituese e këtij tenderi, është kompania “Gjikuria”, e cila ka marrë thuajse të gjithë fondin e vënë në dispozicion nga shteti, afërsisht 15 milionë euro, edhe pse të tjera kompani kishin shprehur gatishmërinë për ta ndërtuar rrugën me të paktën 5 milionë euro më pak.

Në garë morën pjesë 7 kompani. “Gjikuria” nuk kishte bërë ofertën më të lirë, dhe si e tillë nuk duhet të ishte fituese, por ARRSH, ka skualifikaur tre kompanitë me ofertat më të ulta, duke ja lënë fitoren “Gjikurisë”. Të tre kompanitë favorite janë skualifikuar për mos plotësim të disa kritereve teknike, që shpesh janë përcaktuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, edhe si një ndër pikat me të cilat justifikohen abuzimet në tendera te ndryshëm.

Një prej kompanive është skualifikuar sepse ARSH vlerëson që nuk ka makineritë e duhura për të ndërtuar rrugën, pasi mjetet po i përdor për të bërë një rrugë tjetër. Një prej operatorëve është hequr nga gara sepse kishte borxhe pranë OSHEE-së duke mos paguar faturat e energjisë.

Duke skualifikuar tre kompanitë me çmimet më të lira, drita jeshile i është hapur kompanisë “Gjikuria”.  Nga, LSI Petrit Vasili akuzoi qeverinë për lidhje klienteliste me këtë tender. LSI thotë se këto para të shpërdoruara, mund të investoheshin në përballimin e pandemisë apo edhe për të shmangur përmbytjet e fundit.

KOMPANITË QË MORËN PJESË NË TENDER

“FUSHA”                                                            1.61 mld lek

“G.P.G. COMPANY”                                        1.60 mld lek

“Alb Building & LIQENI VII”                         1.59 mld lek

“GJIKURIA”                                                      1.56 mld lek

“VEGA & Alko IMPEX                                     1.54 mld lek

“SALILLARI”                                                     1.24 mld lek

“GENER 2” & “4A-M”                                      0.97 mld lek