Lojtari i ekipit kombëtar kroat Dejan Lovren, vendosi të ofrojë hotelin e tij për të pastrehët e tërmetit që goditi zemrën e Kroacisë.

Lovren ofroi ndihmë përmes profilit të tij në Instagram, d.m.th strehim për 16 familje që kishin mbetur pa shtëpi, duke i ftuar që të akomodohen në hotelin e tij në Novalja.

Siç tha ai, babai, vëllai dhe kushëri po e ndihmojnë atë në pastrimin dhe përgatitjet e gjithçkaje për ata që do strehohen aty.

“Dashtë Zoti, ne jemi gati deri sonte,” shkroi Lovren.