Chelsea do t’i ofrojë rreth 130 milionë euro Interit për blerjen e Romelu Lukakut. Por, sipas “The Sun”, kjo shifër nuk do të përfundojë e gjitha në arkat e klubit zikaltër.

Fitimet e Interit në këtë operacion do të jenë shumë më të ulëta, pasi tabloidi thekson se italianët i detyrohen ende rreth 55 milionë euro klubit të Manchester United, për blerjen me këste të belgut.

Gjithashtu, nga shifra e shitjes, Inter duhet t’i japë edhe 5% të shumës klubit anglez.

Kjo do të reduktojë shumën që do të fitojë Interi në rast se do të shesë Lukakun dhe do ta bëjë të vështirë për zikaltërit që të gjejnë një zëvendësues të denjë.