Më shumë se sa eliminimi i Tiranës, kjo ishte e pritshme, ajo që la një shije jo të mirë ishte kaosi dhe dhuna që shoqëroi këtë sfidë, para dhe pas përfundimit. Në “Air Albania”, Tirana-Beshiktash nisi me 15 minuta vonesë, madje rrezikoi të mos luhej pasi tifozët e dy ekipeve prodhuan kaos. Flakandë dhe mjete piroteknike në fushë ndërsa nuk mungoi as përplasja ndërmjet tyre ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën. Akoma më shqetësues është bilanci pas përfundimit të këtij takimit, ku tifozët ultras të dy ekipeve u përplasën ndërmjet tyre në rrugët e kryeqytetit.