Një portier në Gjermani, i cili goditi gjyqtarin në një ndeshje, është përjashtuar për 8 vjet nga aktivitet sportive dhe gjithashtu do të përballet edhe me akuza penale.

Portieri Samet, i skuadrës CSV Marathon II, sulmoi arbitrin Axel Vollack, i cili lejoi një gol të diskutueshëm për skuadrën SV Oppum në minutën e 80 të ndeshjes. Portieri pretendonte për një pozicion jashtë loje dhe pasi arbitri akordoi golin, ai shkoi dhe e goditi me grusht atë nga mbrapa.

Ndeshja u pezullua menjëherë pas këtij rasti, ndërsa skuadra CSV Marathon mori vendimin të ndalonte portierin të futej në ambientet e klubit, ndërsa u kërkua dënim maksimal për të.

Autoritetet gjermane të futbollit nuk hezituan dhe e bënë shembull portierin, duke e përjashtuar atë për 8 vite.