Barcelona ka regjistruar dhe fitoren e dytë në La Liga, teksa ka mundur 3-0 Celta Vigon në transfertë.

Ansu Fati edhe një herë tjetër tregoi se mund të jetë e ardhmja e Barcelonës.

Sulmuesi 17-vjeccar ishte autori i golit të parë, që i hapi udhë suksesit të katalanasve.

Kartoni i kuq i Lengled që në pjesën e parë nuk ndikoi në fatin e takimit. Edhe pse me 10 lojtarë, Barcelona shënoi dhe golin e dytë.

Ozalo e dërgoi topin gabimisht në portën e tij, pas iniciativës së Leo Mesit. Argjentinasi e gjeti rrugën e rrjetës, por gjyqtari sinjalizoi pozicion jashtë loje, duke e privuar nga gëzimi.

Barcelona ishte dominuese për gjatë gjithë takimit dhe e u shpërblye dhe me golin e tretë, që u realizua në sekondat e fundit të ndeshjes nga Roberto.

Një sukses i rëndësishëm për ekipin e Koeman që i bën kampionatit një nisje të shkëlqyer me 23 fitore në po kaq ndeshje.