Kryeministri i vendit, Edi Rama në mbledhjen e gjashtë ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri, u shpreh se projekti i shengenit rajonal është projekti i rinisë shqiptare. Ai shtoi se kjo qasje do t’u sigurojë të rinjve një shkëputje njëherë e mirë nga ai që Rama e quajti si “ kurthi i historisë”.

“Dua ta mbyll duke nënvizuar që: Projekti i shengenit rajonal, është projekti i rinisë shqiptare, i rinisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe kudo qoftë. Është projekti i të gjithë atyre, që ende sot janë në kopsht, ende sot në shkollën fillore, ende sot janë në një moshë të pa të drejtë vote, dhe për të cilat është përgjegjësia jonë e madhe të vendosim. Është projekti i të rinjve, sepse është dalje nga kurthi i historisë dhe i postimit tonë në një hapësirë më të madhe, e cila jo vetëm do të na krijojë më shumë mundësi në çdo aspekt”, tha ajo .

Ai u ndal edhe tek çështja e teknologjisë 5G, ndërsa shtoi se vendet e rajonit duhet të jenë të kujdesshme për ofertat që janë në treg.

“Vendet e rajonit duhet të shohin në perspektivë një zhvillim të teknologjisë 5G, të bazuar në një rrjet të sigurt në çdo aspak, dhe sigurisht duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot”, tha Rama.