Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në Fushë Krujë.

Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:05 në derën e dyqanit në pronësi të Naim Stafukës.

Si pasojë e shpërthimit janë raportuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa të lënduar.