Nga Herion Mesi-

Shqipëria ka numrin me të madhe të mediave për numër të popullsisë në Europë. Gazeta, televizione, radio, revista, portale me shumicë si dhe tashmë çdo njeri ka një “media” të tij familjare; rrjetet sociale ku shkruan dhe komunikon me botën.

Por si kudo ka edhe një “mbret” në çdo fushë, dhe Top Channel pa asnjë hezitim është rikthyer si mbret në mediat shqiptare. Natyrisht që ka shumë media, plot me shumicë, por të kthesh lavdinë e dikurshme të një televizioni që filloi si legjendë, duhet punë, fantazi, këmbëngulje si dhe prishaqejf me ata që duhet ti largosh, sikurse meritë në atë që merr në televizion.

Top Channel lindi nga Dritan Hoxha, u drejtua nga ai derisa e bëri mbret të medias, për të ikur në botën tjetër duke ndërtuar një tjetër perandori andej, ku, dikur, do shkojmë të gjithë.

Bota shqiptare në pak vite është mbushur me mori të pafund mediash, ku siç e thamë, jemi vendi parë në Europë për kaq shumë media, që duhet pranuar nuk e justifikojnë ekzistencën e tyre sepse duhet para e ligjshme dhe transparente se si financohen; ndërkohë që jemi shteti më i varfër në Europë, edhe më tej, e duket si paradoks që si mbahen e vegjetojnë media me shumicë.

Njeriu kur ka një pult në dorë përzgjedh aty ku mendon, se gjen veten. Dhe Top Channel bën diferencën, tashmë. Me gazetarë të rinjë, plot energji e profesionalizëm, si dhe me një mori programesh, Top Channel është rikthyer si mbret mediatik, si dikur në kohën e Tan Hoxhës.

Konkurenca vazhdon, por mes xhunglës mediatike duken nga larg kështjellat mediatike si ikona. Dhe Topi duket nga shumë larg, edhe lart.

Ashtu siç bën diferencën emisioni i Bashkim Hoxhës në mëngjez në news24, që sfidon gjithëkënd në atë orë.

Apo e premtja te Çani i famshëm që nuk njeh të dytë!

Por Topi mbretëron!