Të hënën Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi deklaruan se beteja e tyre kryesore është në Tiranë.

Ata do të garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit në një listë të përbashkët.

“Unë besoj se betejën kryesore do e bëjmë në Tiranë dhe pse nuk përjashtohen dhe qytetet e tjer”,tha Topalli.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli tha për ABC, se akoma nuk ka një ndarje të qarqeve ku do të kandidojë. E rëndësishme sipas Topallit është qëndrimi i përbashkët:

Këto parti janë krijuar për situatën në të cilën ndodhet vendi. Vetë emri i fjalës nënkupton për sjelljen e ndryshimit. Në kohë krizash ka gjithmonë një opurtunitet dhe në këtë fazë mund të dalë një krizë shumëplanëshe që e ka çuar vendin tonë në një udhëkryq ku asnjë prej nesh nuk e di dhe nuk jemi të sigurtë se çfarë do të ndodhë nesër”.

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se bashkimi me Topallin është një mënyrë për të arritur sfidat e përbashkëta në qeverisje.

Për Patozin rëndësishme është që listat e tyre do të jenë të hapura dhe ata janë të gatshëm që të tërhiqen në momentin që ka një votë plus një kandidat:

“Ne jemi në një linjë, jemi dënuar që të bashkëpunojmë, pasi kemi një kauz të përbashkët duam të ndryshojmë gjërat jo vetëm rotacionin e pushtetit, përtej gjerave të tjera që janë fati jonë i përbashkët. Ne duhet të shfrytëzojmë dhe avantazhet që mund të japë kandidimi. Ne duhet të lëmë 3 dinozaurat e politikës që të na shtypë veç e veç. Ne kemi një arsye shumë të madhe për të pasur një bashkëpunim”.