Një shqiptar kryqëzon në mënyrë të çuditshme rrugët e Françesko Totit, ish-kapitenit legjendar të Romës, dhe Juventusit, rivalit historik të kësaj skuadre. Rrugë që kryqëzohen në Vinovo, në qendrën sportive ku stërviten të rinjtë e Juventusit. Dhe te këta të rinj është edhe shqiptari Luis Hasa, kapiteni i Juventusit U-16, një nga yjet e së ardhmes për specialistët italianë.

Toti prej disa ditësh e ka marrë në “ekipin” e tij të menaxhimit lojtarin shqiptar, ndërsa tani ka ardhur edhe zyrtarizimi i akordit. Pas firmës së Hasës, i lindur në Sora, në vitin 2004, me prindër shqiptarë, është regjia e Simone Bernardos, që me kompaninë e tij “The Football Street” i raporton Totit për talentet e së ardhmes (ka bërë të njëjtën gjë me milanistin Çiti). Hasa është vetëm 16 vjeç dhe ka një talent të jashtëzakonshëm.

Luis Hasa, kapiteni i Juventusit U-16.

Luis Hasa ka dy pasaporta, italiane dhe shqiptare. Kombëtarja italiane e 17-vjeçarëve kërkon ta grumbullojë dhe në ambientet e të rinjve për të flitet shumë. Hasa përshkruhet si një mesfushor teknik dhe shumë modern, me personalit, i shpejtë dhe i aftë të luajë në qendër dhe në krah. Mban fanellën me numrin 10 te Juventusi dhe gjuan gjithmonë drejt portës. Ka shënuar 6 gola në 16 ndeshje sezonin e fundit, por shërben mirë edhe për shokët.

Toti dhe stafi i tij janë të bindur se ai ka një të ardhme të sigurt përpara, ndaj duan ta ndihmojnë të rritet pa humbur mes kritikave dhe komplimenteve. Eksperienca e Totit në këtë drejtim mund të jetë përcaktuese.

Burimi: Gazzetta dello Sport

©Copyright Vala News