3 persona nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 në vendin tonë, siç njofton Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë një 56-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90-vjeçar nga Elbasani.

Ndërkohë nga 500 testime, 79 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

©Copyright Vala News