Tritol një banese në Fresk. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Mësohet se banesa është në pronësi të Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt të këtij viti në Belgjikë, ndërkohë që dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën. Santiago Malko ishte njeri i besuar i Ervis Martinajt, ndërsa dy vëllezërit Duka njihen nga policia si kundërshtarë të Martinajt.

Kujtojmë se më herët, Martinaj rrëmbeu Mehmet Dukën, pronarit të banesës që iu vendos tritol sot. Ishte kjo nisja e sagës hakmarrëse të vëllezërve Duka ndaj Ervis Matinajt. Ndërkohë, i shumëkërkuari i drejtësisë, Martinaj ndodhet i zhdukur prej kohësh, ndërsa familja nuk ka asnjë gjurmë për të.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.