Presidenti amerikan Donald Trump dhe senatorët republikanë kanë deklaruar se do të emërojnë sa më shpejt një gjyqtare në Gjykatën Supreme, pas ndarjes nga jeta të gjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg.

Zëvendësimi i liberales Ginsburg nga republikanët i jep mundësinë atyre që të emërojnë një gjyqtare republikane dhe të prishin balancën në nga 5-4 gjyqtarë për republikanë, në 6-3.

Në një postim në Twitter, Trumpi shkroi:

“Ne u vumë në këtë pozitë të fuqisë dhe rëndësisë për të marrë vendime për njerëzit që na zgjodhën me kaq krenari, më e rëndësishmja prej të cilave është konsideruar prej kohësh të jetë zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara. Ne e kemi këtë detyrim, pa vonesë!”

Ndërsa senatorët demokratë kanë kundërshtuar deklaratat e Trumpit dhe kanë propozuar që gjyqtarja të zgjidhet nga partia që do të fitojë zgjedhjet e nëntorit.

Trumpi, më herët, ka deklaruar se republikanët mund të propozojnë një grua për të zëvendësuar Ginsburgun.