Policia sqaroi rrethanat e aksidentit ku u përfshi eskorta e Berishës, por Ervis Tushe, truproja i deputetit non grata  thotë se një makinë e llojit ‘Mercedes 190’ me targa te Kosovës e me ngjyrë të bardhë është futur kundravajtje dhe me shpejtësi të lartë, duke iu rrezikuar jetën atyre dhe vetë Berishës.

Tushe shton se ka qenë reagimi i menjëhershëm i shoferit të ish-kryeministrit që ka shmangur çdo pasojë dhe se tashmë të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Reagimi i plotë:

Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje.

Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor.

E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po i jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha. Ervis Tusha.

Portale afër Berishës kanë aluduar për një aksident të qëllimshëm, por policia nuk konfirmon asnjë rrethanë që mbështet këtë pretendim.