Pas humbjes në minutat e fundit përballë Partizanit me rezultatin 2-1, Teuta duket se ka mbetur dhe pa trajner.

Tekniku Edi Martini përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se i ka paraqitur presidentit Hasanbelliu dorëheqjen nga drejtimi i “Djemve të Detit”.

“Sot mbas humbjes me Partizanin duke marre të gjithë përgjegjësitë mbi vete dhe duke pare ecurinë jo te mirë në këto javë i kam kërkuar presidentit Hasanbelliu dorëheqjen time. Duke e falënderuar pa fund presidentin Hasanbelliu për mundësinë dhe besimin që me dha jam dhe do i jem mirënjohës për gjithë jetën time. Falënderoj pa fund të gjithë lojtarët me të cilët kam punuar këto 2 vjet për kënaqësinë që më kanë dhënë për trofetë që kemi fituar se bashku keto 2vite i them qe jeni një pjese e rëndësishme e jetës time sportive”, shkruan Martini.