Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin në të cilin u përfshi makina shoqëruese e Sali Berishës.

Në njoftim bëhet me dije se një makinë është përplasur me eskortën e Berishës, për pasojë janë plagosur 2 persona, banues në Kosovë.

Njoftimi zyrtar: 

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës së deputetit S.B..

Si pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetas banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”.

Sipas policisë bēhet fjalë për një aksident të lehtë, por mediat afër Berishës flasin për një situatë “të qēllimshme”. Sipas tyre, u synua “ish kryeministri”.