Inter-Messi, një e dhënë e dytë? Duket pikërisht kështu nëse sheh imazhin e shfaqur që PPTV, rrjeti televiziv kinez në pronësi të Suning, ka përdorur për të prezantuar sfidën mes Inter e Napoli, me hijen gjigante të Pleshtit në pozën e tij klasike të festimit, me dy gishtat tregues drejtuar qiellit, të projektuar në Duomo të Milanos.

Numri 10 i Barcelonës është një ëndërr në imagjinatën e zikaltërve, pas lajmit të blerjes së një shtëpie në Milano, jo larg selisë së Inter, nga ana e të atit Jorge, për tu lehtësuar nga tatimet në Spanjë mbi asetet ku investon familja. Getja promocionale e televizionit të Suning i është drejtuar publikut kinez. Direkt të interesuarit, Barcelona nga njëra anë e Inter në tjetrën, kanë mohuar kategorikisht zërat.

Në lidhje me këtë, ka folur Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta: ‘’Imazhi i Messit në Duomo? Ne po flasim për një ikonë, një lojtar të shkëlqyeshëm dhe dëshirën e të gjithëve. Sot për sot asnjë ekip italian nuk mund të bëjë një operacion të tillë, nëse nuk ka gjëra të jashtëzakonshme nga aksionarët, është një situatë utopike. Është fair play finanicar për tu respektuar, me rregulla të sakta’’.