Nuk do t’i kthejë mbrapsht pikën e merituar Milanit kundër Atletico Madrid në Champions League, por të paktën do të ketë drejtësi dhe një farë ngushëllimi për klubin italian.

Arbitrimi i turkut Cakir nuk është pëlqyer aspak nga UEFA që i ka dhënë të drejtë kuqezinjve në pretendimet e tyre për penalltinë nga e cila pësuan humbjen, prandaj janë gatitë pezullojnë gjyqtarin 44-vjeçar.

Organi më i lartë i futbollit europian ka pranuar që 11-mëtërshi i dhënë në kohën shtesë për një prekje të topit me dorë nga ana e futbollistëve të Milan është inekzistet dhe se komunikimi mes Cakir dhe arbitrit që drejtonte sistemin VAR në atë ndeshje, turkut tjetër Abdulkadir Bitigen nuk ishte në nivelin e duhur. Pikërisht prej këtij bashkëpunimi të pasuksesshëm, UEFA ka vendosur të marrë masa si për Kunei Cakir ashtu dhe për turkun tjetër.

Vendimi për akordimin e 11-metërshit erdhi në momentin kur sfida po i drejtohej fundit me rezultatin 1-1. Gabimi e ka kushtëzuar shumë Milanin e Stefano Piloti që e sheh veten në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar dhe me shanset e kualifikimit të vështirësuar shumë.