Edhe pse deri në këtë fazë të Europianit, tifozët anglezë i kanë qëndruar pranë kombëtares së “Tre Luanëve”, në çerekfinalen ndaj Ukrainës nuk do të lejohet asnjë tifoz nga Britania e Madhe të udhëtojë në Romë, kur do të luhet të shtunën ndeshja në “Olimpico” të Romës.

Vendimi është marrë nga UEFA dhe tashmë është bërë zyrtar, ndërsa më herët kishte folur edhe këshilltari për shëndetësinë në rajonin e Lazio-s. “Ndeshja e kampionatit Europian më 3 korrik mes Anglisë dhe Ukrainës mund të sjellë rrezik për vendin dhe për këtë arsye për të gjithë personat është e detyrueshme karantina prej 5-ditësh”, tha këshilltari për shëndetësinë në rajonin e Lazio-s, Alessio D’Amato.

Të pranishëm në “Olimpico” mund të jenë vetëm shtetasit anglez që kanë qenë në Itali para datës 28 qershor.