Gazetarja Anila Hoxha tregoi në Open të gjithë skenën e vrasjes së oficerit Saimir hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

Anila Hoxha: Sipas burimeve dje i është përcjell komisariatit të Lezhës informacion për një parcelë droge aty, dhe prandaj shkuan aty Saimiri dhe dy të tjerë, ishin pa uniformë me jelekun që lexon policia, asgjësuan kanabis, tani në rrugën e kthimit dhe sipas dëshmive të dy oficerëve, mjeti i tyre ndeshet me një tjetër ku ishin 3 persona.

Thuhet se Armando Marku dhe Kristian Sheri (dy personat e tjerë qeë ishin në makinë me Aldi Ramën), këta nuk njoftuan autoritetet që shoku mbante armë pa leje, policia i bën shenje të ndalohet.

Mjeti vërehet 500 metra larg nga policët. Shefi i krimeve Leonard Palushi ndalon drejtuesin Armando Marku, zbret ai, që t’i japë dokumentet, ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbret, Saimiri drejtohet drejt pasagjerit, dhe i kërkon të zbresë sepse do kontrollohet

Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme: ‘Unë nuk jam për kontroll’.

Ai pastaj nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje. Tani çfarë thonë shokët, për të kuptuar se çfarë po bënin aty, thonë se s’ishin për një cigare kanabis, dhe nuk e dinim thonë që shoku kishte armë.

Ajo që dihet, është se Aldi ishte arrestuar më parë për shpërndarje droge, që 17 vjeç është kapur me këto gjëra. Duhet të ishte në arrest shtëpiak në fakt, edhe sot.