Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme me vlerë rreth 2.6 miliardë dollarë, në objektet e trashëgimisë kulturore të vendit, sipas organit kulturor të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, cituar nga CNN.

Raporti i UNESCO-s, kushtuar kulturës dhe turizmit, i cili përfshin luftën 1-vjeçare në Ukrainë midis 24 shkurtit 2022 dhe 24 shkurtit 2023, është një vlerësim i përbashkët i kryer nga qeveria ukrainase, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

“Më 24 shkurt 2023, kostoja totale e dëmeve të shkaktuara nga aktivitetet e identifikuara ushtarake vlerësohet në 2.6 miliardë dollarë”, thuhet në raportin e UNESCO.