Nga Spartak NGJELA

Brezi i ri i vajzave në qytetet e mëdha të Shqipërisë e sidomos në Tiranë ka krijuar një kulturë të lartë për dashurinë.

Sepse…
Ajo çka po spikat sot, sidomos te vajzat e bukura dhe me arsim universitar, është risi në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Duhet thënë si fillim se vajza e bukur me intelektin e saj të kultivuar po i jep shoqërisë shqiptare një leksion zhvillimi.

Ajo ka gjykimin e shëndoshë dhe vendimet e saj i merr vetë. Në dashuri ajo kërkon te bashkëpunojë me të dashurin e saj brenda normave që i vendos ajo vetë. Këtu nis barazia në raportin me dashurinë, dhe kjo, për vajzën me nivel, është domosdoshmëri.

Si rregull, vajza inteligjente me arsim të lartë ose në vitet e fundit të univrsitetit, mund të bëjë lëshim për dashurinë, edhe nëse konstaton që i dashuri është nën nivelin e intelektit të saj. Por kjo nuk mund të zgjasë. Ajo pret, dashuria ia kërkon asaj “faljen” e mungesës së intelektit të lartë tek i dashuri. Por kjo nuk zgjat shumë.

Prandaj, djali që dashurohet me një vajzë të nivelit që shpjeguam, duhet t’i përshtatet nivelit të saj të lartë, sepse ajo i merr vendimet vetë. Nuk e cenon lirinë e saj, dhe në raste të veçanta ajo e drejton të dashurin.
Nëse i dashuri nuk e kupton kështu, vajza në intelekt të lartl e lë.
Intelektit i lartë i një vajze, primare në dashuri ka fjalën dhe tregimin e bukur, bisedën me ide dhe me një trajtim artistik të ngjarjeve që tregon.

Djali që nuk ka bisedë të bukur dhe inteligjente të këtij niveli, është i humbur, se ajo do ta lërë.
Ai që kërkon t’i vendosë pranga me forcën e tij vajzës që ai e dashuron me pasion, sepse ajo e bën gjithmënë xheloz me bukuria e saj, i jep asaj motivin e arratisjes. Si rregull: ajo arratiset me një të dashur tjetër.
Vajza inteligjentë që ka arritur pjekurinë me moshën 22 – 23 vjeç, nuk mund të shantazhohet se me shanrazh vajza me intelekt humbet lirinë e brendshme që ajo tani e ka fituar. I dashuri i saj duhet ta dijë se, që ta ketë atë gjatë në krahët e tij, duhet t’i përgjigjet poezisë së saj.

Vajza e bukur dhe me intelekt të lartë, ka brenda saj poezinë që e ndjek, sepse është e bukur, dhe komplimenti, bukuria, vështrimet e gjata me patos, ia mbajnë të gjallë asaj brenda vetes poezinë vetjake që ajo ka krijuar.
Vajzës së bukur me intelektin të lartë bukuria dhe arti, romani dhe filmi magjik, i kanë dhënë asaj poezinë e brendshme që i jep jetën e vet femërore në zhvillim.
Por, nëse i dashuri i saj nuk e kupton njëherësh edhe këtë arsye erotike, edhe këtë ndjenjë femërore të vajzës që ai dashuron, nuk është faji i saj.

Për të gjitha këto, djali duhet ta harrojë pasionin për të, që ai e ka parë tek vajza në dashurinë e saj të parë, se ajo dashuri e saj për të, ka qenë e verbër.
Por, kur sytë asaj i vijnë menjëherë, kur arsyeja e saj ia ka larguar pasioni dhe i kërkon poetikën e saj erotike sipas këtij ritmi: ajo kudo, ajo në rrugë, ajo në shtrat, ajo në bisedë, ajo në humor, ajo ne art, ajo në fotot pa fund të bukurisë së saj – i dashuri i saj vetëm kështu dhe sipas këtij rritmi do ta ketë atë për një kohë të gjatë.
Ndryshe, ajo do të arratiset me një të dashur të ri, nga i cili pret po këtë lloj poezie, por që nuk e ka më dashurinë e verbër që ka pasur me të dashurin e parë… Dhe, me në fund, për të gjitha këto është një shprehje e bukur e Gabriel Garcia Marquez i cili ka shkruar se:

“Një grua inteligjente është e lirë, sepse ka luftuar për lirinë e saj. Mos u mundo ta prangosësh, sepse ajo do të dijë sesi të arratiset”.