Pas vendimit nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila rrëzoi pretendimet e gjykatëses Altina Xhoxhaj, për shkarkim të parregullt nga detyra pas procesit të vetingut, ka reaguar edhe shefja e Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.

Në një postim në Twitter, Calavera shkruan se ky vendim forcon procesin e vetingut dhe jep udhëzime të dobishme për institucionet e vetingut.

Më herët, për rastin e gjykatëses Altina Xhoxhaj, reagoi edhe ambasadorja Yuri Kim, e cila vlerësoi se procedurat që çuan në shkarkimin e gjyqtares ishin të drejta.

“Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për Altina Xhoxhajn – Procedurat e Vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe proporcionale”, shkroi ambasadorja Kim.