Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme pasurie biznesmenit Alban Xhepa, i cili po hetohet për pastrim parash.

Hetimet kanë filluar pas marrjes së informacioneve përkatëse nga Drejtoria Vendore e Policisë, Tiranë. Sipas informacionit fillestar, i dyshuari Alban Xhepa kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe te Pastrimit te Parave, është bërë e mundur bllokimi fillestar i një sasie relativisht të madhe monetare të këtij shtetasi.

“Hetimi ka zbuluar se nga ana e përfaqësuesve të subjekteve që kanë përfituar fonde nga Qipro me dërgues shoqërinë ‘Tripdale Limited’ është kërkuar që fondet të mos kreditohen në llogari të tyre për shkak se dërguesi kërkon kthimin e fondeve. Në këtë mënyrë është hetuar për llogaritë në bankën ‘ISP’ të shoqërive ‘GoITradeIInternational’, ‘Eni Gjika’, ‘International Marketing Solutions Global’, ‘Avni Vila’,‘IrdiLika’, ‘Migena Ballabani’ dhe ‘Gerald Beno’.

Për hetimin e çështjes është bashkëpunuar dhe me autoritetet e huaja, ku pas përgjigjes së ardhur pas kërkesës së bere nga ana jonë për ndihme juridike rezulton se i hetuari Alban Xhepa rezulton të jetë dënuar 3 herë në shtetin italian për veprat penale në fushën e Narkotikëve, falsifikimit si dhe të krimeve kundër personit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës.

Pasuritë e sekuestruara