Pasojat e asaj që la pas gara e Jedah do të ndihen patjetër edhe në kapitullin final të betejës mes Maks Vershtapen dhe Ljuis Hemilton. Të dielën në Yas Marina do të shfaqet ajo që mund të përkufizohet si “Botërori në një ditë”, ose më mirë në një natë.

Cirkuiti i Abu Dhabit, ku vendoset titulli kampion

Rifillon çdo gjë nga zero dhe mbyllet pas 55 xhirosh, ndoshta me një kampion të ri. Asnjë gabim nuk falet, sepse nuk mund të korrigjohet, që nga fillimi i provave të lira. Nuk mund të harrohet kurrsesi avantazhi “i vogël i madh” i Vershtapenit, me një fitore më shumë se rivali që i jep titullin, nëse gara e fundit bëhet nul në rast të një incidenti apo të ndonjë episodi kontrovers mes të dyve. Para garës mund të flitet shumë, nga këndvështrime të ndryshme.

Në matematikë dhe fizikë, efekti flutur është lokucion që përmbledh në vetvete nocionin më së shtumti teknik të varësisë nga kushtet fillestare, të pranishme në teorinë e kaosit. Ideja është se variacionet e vogla në kushtet fillestare prodhojnë variacione të mëdha në sjelljen e mëtejshme të një sistemi.

Maks Vershtapen.

A do të ketë efekt flutur në Botërorin e F.1? Ndoshta po, sepse sfida mes 7 herë kampionit të botës dhe atij që synon t’i japë fund mbretërisë së tij nuk do të vendoset nga perëndimi i diellit deri në mbrëmjen e së dielës në Abu Dhabi, nga xhiroja e parë deri tek e 55-ta e garës përmbyllëse. Edhe dita përpara garës është shumë e rëndësishme, sepse çdo gabim dhe çdo defekt mund të ketë pasoja. Është pikërish ajo, teoria e kaosit: “Variacionet e vogla në kushtet fillestare prodhojnë variacione të mëdha më tej”.

Një Çmim i Madh pa “parashutë”, nuk ka asnjë shans që të rikuperosh në garën tjetër, në tri garat e ardhshme apo në 10 të ardhshmet. Një Botëror që nis nga zero, që shpresohet të mos prishet shpejt dhe të shkojë ashtu siç duhet të shkojë.

Ljuis Hemilton, kampioni në fuqi i Formula 1

Të dielën sytë e botës do të jenë te kjo sfidë e radhës mes Vershtapenit dhe Hemiltonit. Gjithçka mund të ndodhë. Këtë herë, më shumë se kurrë, rreshtimi në nisje do të jetë “biri” i tre tureve të provave të lira dhe kualifikueseve, dhe “babai” i vetë garës. Ndalohet gabimi, për Maksin, për Ljuisin dhe dy skuderitë e tyre!